A e provokoi Rama dhunën politike në Elbasan? Qytetarët të ndarë përgjysmë
Dita e Verës regjistroi incidentin e parë politik në këtë parafushatë zgjedhore, ku militantë të PS dhe PD u konfrontuan fizikisht mes tyre.
Basha akuzoi kryeminstrin Rama si orkestrues të dhunës ndërsa Rama nga ana e tij e konsideroi Bashën provokator.
Po çfarë mendojnë qytetarët?
Sipas sondazhit të Antonio Notos dhe Rtv Ora, 41% e të pyeturve mendojnë se dhunën në Elbasan e provoi vizita e Kryeministrit vetëm pak minuta pas asaj të liderit të opozitës, po aq mendojnë të kundërtën, pra që nuk e provokoi përplasja e axhendave, ndërsa 18% thotë se nuk e dinë.
Panoramë tjetër paraqitet te militantët e partive.
-74.8% e socialistëve thotë se dhunën në Elbasan nuk e provokoi Rama, 10.1% thotë po ndërsa 15.1 nuk e dinë.
-Në kampin blu, 83.8% fajësojnë Ramën, 11.7% jo, 4.5% nuk e dinë.
-Te LSI, 65.9 fajësojnë Ramën, 32.9% jo dhe 1.2% nuk e dinë.
-Te partitë e tjera, 45.5% e tyre mendojnë se dhuna nuk u provokua nga Rama, 15.2% e tyre po dhe 39.3% e tyre nuk e dinë.
-Sa i takon të pavendosurve, 15.2 fajësojnë Ramën, 45.5% mendojnë se nuk e provokoi vizita e tij dhunën dhe 29.8 thonë se nuk e dinë.
-Tek ata që nuk votojnë, 39.3% fajësojnë Ramën, 21.8% thonë nuk e dinë dhe 38.9% janë përgjigjur se nuk e dinë.
