Sondazhi i Notos/ Kush mendojnë shqiptarët se do t'i fitojë zgjedhjet

Në studion e emisionit “Tempora” ku u prezantuan rezultatet e sondazhit III në nivel kombëtar të Noto e RTV Ora qytetarët e pyetur mendojnë se zgjedhjet do t'i fitojë PS në një përqindje 45.6%.

Ndërkohë, për koalicionin e opozitës kanë votuar 34% e qytetarëve të pyetur.

Ndërsa referuar LSI-së kjo shifër është 4.1%.

Ajo që vihet rë është se militantët e të dyja kampeve mendojnë se partia e tyre do të fitojë zgjedhjet.

Por në shifër më të madhe, 46.5% e tyre mendojnë se do të fitojnë partitë e tjera.

Shifra e të pavendosurve vazhdon të jetë e lartë, në shifrat e 27%.