Lista e Veliaj për Tiranën tërheq vetëm 30% të votuesve, elektorati i PD-LSI nuk ndal 'flirtin' me Bashkinë

Lista e Partisë Socialiste për Tiranën, të cilën kryesocialisti Rama ia ka faturuar hartimin e saj kryebashkiakut Erion Veliaj, ka pëlqyeshmërinë 30% të qytetarëve.

Sipas sondazhit të Rtv Ora dhe Antoni Noto, 28.9% e tyre e vleërsojnë jo të mirë dhe aspak të mirë, ku dominon përqindja e këtyre të fundit, 20.9%.

E lartë mbetet përqindja e të pavendosurve, 41.1%.

Sa i takon elektoratit, lista e Veliaj për Tiranën ka pëlqyeshmërinë e 69.0% të socialistëve, të 10.9% demokratëve, të 13.6% të zgjedhësve nga LSI.

Nga partitë e tjera e vlerësojnë 5.4% e zgjedhësve, të pavendosur 11.2% dhe 4.7% e atyre që nuk votojnë.