Ceka: Nëse i heq një pjesë Maternitetit të Tiranës po aq keq sa ta prishësh të gjithën, prishet uniteti

Për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, historiani Neritan Ceka u shpreh se Maternitetit i Tiranës nuk mund shembej edhe pjesërisht, pasi prishet uniteti i tij si një monument.

Ceka: Kjo është në vazhdimin e një masakre, sepse është në vazhdim të Teatrit, Stadiumit dhe rrezikut që po u afrohet disa monumenteve të tjera. Ligji kërkon që çdo ndryshim në statusin e monumenteve të kulturës dhe materniteti është monument i kategorisë së dytë dhe nuk mund t'i heqësh një pjesë sepse është po aq e keqe sa ta prishësh të gjithë, sepse është prishur uniteti.

Një vendin tonë nuk ka institucione dhe me një ligj që u miratua nga kuvendi është krijuar një boshllëk, sepse Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve, kemi një mbledhje të inkompetetëve që janë të specializuar vetëm për të bërë shkatërrim.

https://youtu.be/-YiDkzTAD8k