Sondazhi në Rtv Ora, socialistët vlerësojnë punën e Lelit në Vlorë, e ngelin në klasë ata që nuk votojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2021, 23:07
Ka punuar mirë apo keq kryebashkiaku socialist i Vlorës, Dritan Leli, tashmë i përjashtuar nga strukturat e PS-së nga Rama?
Gjetjet e sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos konstatojnë se 40.8% e qytetarëve vlerësojnë se ka ndjekur politikat e duhura, 28.5% mendojnë që jo, ndërsa 30.7% thonë se nuk e dinë.
Leli ka pëlqimin e 72% të socialistëve të Vlorës, 14.8% të demokratëve, 35.7% nga LSI, 47.4% nga partitë e tjera, 21.8% të të pavendosurve.
Pakënaqësi më të madhe ndaj punës së Lelit në krye të kësaj Bashkie ka në radhët e zgjedhësve që nuk votojnë, 61.7%.
