Lista e PS në Tiranë/ Krasniqi: E bërë nga Veliaj; Hila: Firmën e vendos Rama
Pjesë e sondazhit të "Noto Sondaggi" në RTV Ora ishte edhe pyetja lidhur me listën e PS në Tiranë.
Sipas analistit Afrim Krasniqi, Erion Veliaj e pranoi vetë se listën e PS në Tiranë e ka hartuar ai. Por nuk ishte i këtij mendimi gazetari Dritan Hila i cili u shpreh se firmën në fund e ka vënë Edi Rama.
Dritan Hila: Po. Erion Veliaj është motori i fushatës elektorale të PS në Tiranë. Siç është Damian Gjiknuri në Vlorë, Ilir Beqja në Shkodër etj. Por nuk jam i mendimit se listën e ka bërë Erion Veliaj. Po, Erion Veliaj ka futur njerëz që mendon se ja vlejnë. Ai që ka vënë firmën në fund Edi Rama dhe këta të gjithë kanë kaluar në filtrin e Ramës.
Aleksandër Çipa: “E di çfarë më bën përshtypje mua? Vetëm një konstatim kam. Unë e kam pritur personalisht, si perceptim, vlerësimin e PD dhe LSI për listën e Erion Veliajt për Tiranën të ishte më kritik. Nuk më rezulton aq shumë”.
