Krasniqi: Lista e PS në Durrës dhe e PD në Fier, mes më të dobëtave në këto zgjedhje

84.6% e votuesve të PS janë të kënaqur me listën e kandidatëve që ka prezantuar kjo forcë politike për zgjedhjet e 25 Prillit. Te PD kjo pëlqyeshmëri është 84.1%, ndërsa shifrën më të lartë e ka LSI me mbi 90%.

Por për analistin Afrim Krasniqi, të kënaqur janë vetëm militantët e partive.

Ai shtoi se, në disa qarqe ka individë që nuk duhej të përzgjidheshin si kandidatë.

Sipas Krasniqit, mes listave më të dobëta është ajo e PS në Durrës dhe e PD në Fier.

“Militantët e partive janë të kënaqur. Diferencë sërish bëjnë të pavendosurit dhe ata që thonë “nuk votoj”. Në thelb, unë shoh si një nga listat më të dobëta tël mundshme që mund të prodhonin partite politike.

Ka lista, siç është lista e PS Durrës ose lista e PD Fier, apo zona të caktuara që kanë individë që nuk duhet të ishin në Shqipërinë e vitit 2021. Ka lista që kanë probleme me dekriminalizimin, që kanë probleme me të fortët, që nuk kanë lidhje me politikën”, u shpreh ndër të tjera Krasniqi.

https://youtu.be/-YiDkzTAD8k