Votëbesohet në Kuvend, Albin Kurti kryeministri i ri i Kosovës
Me 67 vota Pro dhe 30 Kundër, Albin Kurti votëbesohet nga Kuvendi i Kosovës si kryeministri i ri i vendit.
Kurti u zotua se do të jetë kryeministër që do të udhëheqë me besim dhe parime në të mirën e Kosovës, ndërsa pati edhe një porosi për deputetët dhe ministrat e Vetëvendosjes.
“Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Ndërsa kabineti qeveritar ta merr pozitën si përgjegjësi”, u shpreh ai.
Kabineti "Kurti 2"
Zëvendëskryeministër i parë – Besnik Bislimi,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministre e tretë – Emilia Rexhepi
Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sfeçla,
Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,
Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,
Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,
Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,
Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,
Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,
Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,
Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,
Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,
Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,
Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,
Ministria për Zhvillim Rajonal – Fikrim Damka,
Ministria për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiç
Lexo edhe: Krijimi i qeverisë, Albin Kurti prezanton ministrat dhe programin
Në zgjedhjet e 14 Shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 8, Lista Serbe ka fituar 10 ulëset e garantuara, dy mandate i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës, nga një mandat kanë Koalicioni Vakat, Unioni Socialdemokrat, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Re Demokratike, Iniciativa Rome, Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.
Lexo edhe: Kurti: Çështjet me Serbinë zgjidhen përmes dialogut, plan “mini-Marshall” për Ballkanin