Pjesë e ushtrisë norvegjeze, kush është ministri i ri i mbrojtjes së Kosovës
Armend Mehaj është emri që do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës në qeverinë "Kurti 2".
Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë.
Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.

Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.
Mehaj do të zëvendësojë në krye të ministrisë së mbrojtjes Anton Qunin, i cili sot u betua si deputet i Kosovës nga rradhët e LDK-së.

Lexo edhe: Nis seanca për zgjedhjen e qeverisë, ja emrat e kabinetit “Kurti 2”