Konjufca nuk humb kohë,i kërkon Vetëvendosjes emrin për kryeministër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2021, 14:47
Presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar Vetëvendosjes emrin e mandatarit për kryeministër.
Sipas Konjufcës subjekti fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet të propozoj emrin e kryeministrit.
Sot Kosova konstituoi edhe Kuvendin ku Konjufca u zgjodh kryetar dhe njëkohësisht do të shërbejë si President i përkohshëm.
Lexo edhe: Konstituohet Kuvendi i Kosovës, kryetar: Glauk Konjufca, zgjidhen dhe 5 nënkryetarët e rinj
Konjufca, duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar Qeverinë e re.
Letra drejtuar Albin Kurtit:
