Dita e sindromës Down, "topi" te qeveria
Personat me sindromën down në Kosovë hasin paragjykime dhe kujdes të pakët institucional.
Mungesa e shërbimeve të domosdoshme për komunitetin u vërejt sidomos gjatë pandemisë.
Në ditën e tyre botërore, Shoqata "Down Syndrome Kosova" tuboi para selisë qeveritare për t'ia lënë asaj topin e fajit për situatën, simbolikisht dhe konkretisht.
“Kemi vu theksin kryesisht te shërbimet terapeutike të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e fëmijëve me sindromën down , prandaj kërkojmë mbështetjen e institucioneve vendore për ofrimin e këtyre shërbimeve terapeutike," tha Shabani.
“Shpresojmë që këtë vit do të arrijmë që shteti të merr përgjegjësi këto shërbime që duhet për këta fëmijë. Do ta vazhdojmë siç iu kemi njoftuar çdo 21 të muajit, deri në fund të vitit do të vjen një fëmijë ta gjuaj një top, duke e simbolizuar kërkesën për Qeverinë që ta merr topin dhe të shënoj, duke i ofruar këto shërbime të domosdoshme," tha Zeka.
Shoqata pret që ta shtrijë fushatën e titulluar "Topi është te Shteti" gjatë gjithë vitit.
Në Kosovë numërohen mbi 930 persona me sindromën dawn, sëmundje e cila shkakton një zhvillim të vonuar te njeriu.
Nga viti 2006, 21 marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare për sensibilizimin ndaj tyre.