Kompanitë e transportit rrugor protestojnë në Prishtinë, kërkojë subvencione nga shteti
Operatorët e transportit publik në Kosovë po e përshkallëzojnë protestën për subvencione nga shteti.
Mbi 200 autobusë parakaluan të premten në rrugët e Prishtinës, duke e rënduar trafikun.
Operatorët ankohen se po punojnë me humbje dhe pandemia i ka detyruar të shfrytëzojnë më pak se gjysmën e kapacitetit.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor për Udhëtarët, thotë se kërkesa e tyre kryesore është subvencionimi i shpenzimeve.
"Që i bie 50 cent për kilometër në transportin ndër-urban. Shënimet e sakta i ka ministria e dhe flitet për rreth 6.5 milionë euro për 450 biznese," tha Kurtishaj.
Pezullimi i shërbimit të transportit ndërurban dhe periferik nisi ditën e mërkurë.
Të hënën, autobusët dhe punonjësit e sektorit do të stacionohen përpara godinës së qeverisë në kërkim të rrugëzgjidhjeve politike.
Qeveria në detyrë e Kosovës u ka kërkuar operatorëve të kthejnë shërbimet e transportit për qytetarët pasi sektori ka përfituar nga paketa kombëtare për rimëkëmbjen nga pandemia.