Nga prilli teste falas në farmaci, Greqia lehtëson masat anti-Covid. Ja orari i lëvizjeve

Pas disa javësh në lockdown të rreptë, Greqia nis lehtësimin e masave anti-Covid.

Kjo edhe falë faktit se, nga muaji prill qytetarët mund të marrin falas në farmaci testet e Covid-it.

Nga fundi i këtij muaji, farmacitë e Greqisë do të furnizohen me teste të shpejta, ku çdo qytetar ka të drejtë të kryejë deri në 4 në muaj, një në javë, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.

Me kryerjen masive të testeve të shpejta, situata mund të vendoset më lehtë në kontroll, kanë deklaruar ekipi i socialistëve për trajtimin e krizës së Covid-19.

Ndërkohë, duke nisur nga kjo fundjavë në gjithë vendin lejohet qarkullimi çdo ditë në orarin 05:00-21:00, nga 05.00-19.00 që ishte në fundjavë. Ndërsa duke nisur nga e hëna, do të hapen parukeritë dhe qendrat estetike në gjithë vendin, por duke respektuar masat, njoftojnë mediat greke.

Greqia po përballet këto javë me shifra tepër të larta të infektuarish, viktimash dhe pacientë në intubim, pavarësisht masave të rrepta.

Specialistët e justifikojnë rritjen e infektimeve me lodhjen që ka shkaktuar izolimi i zgjatur.

Ditën e sotme Greqia regjistroi 2785 të infektuar, ndërsa 64 pacientë humbën jetën.

Nga nisja e pandemisë vendi fqinj  numëron 233,079 të infektuar dhe 7,361 viktima.