Kurti: Çështjet me Serbinë zgjidhen përmes dialogut, plan "mini-Marshall" për Ballkanin
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, para votimit të qeverisë së re, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti u ndal edhe te dialogu me Serbinë dhe marrëdhëniet me SHBA dh BE.
Sipas tij, orientimi i Kosovë është bashkëpunimi strategjik me SHBA, si dhe anëtarësimi në NATO dhe BE. Ndërsa shtoi se çështja me Serbinë mund të zgjidhet vetëm me dialog.
“Derisa punojmë në reforma brenda vendit. Do të reforojmë edhe qasjen tonë jashtë vendit. Kosova është e pavarur, komprimiset janë bërë me pakon e Ahtisarit. Asnjë kompromis tjetër nuk mund ta bëjmë. Kjo duhet të thuhet në çdo tryezë. Orientimi ynë është i qartë, aleanca me SHBA dhe bashkëpunimi trans atlatik do të thellohet. Do të punojmë që Kosova të bëhet pjesë e NATO dhe BE. Rruga drejt BE mund të jetë sfiduese por nuk ka asnjë alternativë tjetër për Kosovën. Ballkani perëndimor duhet të demokratizohet përveçse duhet të zhvilllohet. Që integrimi dhe demokratizmi të shpejtohet do të një plan "minimarshall" për Ballkanin Perëndimor. Me Serbinë kemi çështje të hapura që duhet të zgjidhen përmes dialogut. Prioritet është çështja e të zhdukurve. Është mirë që edhe Serbia të shpallë pavarësinë e saj nga Kosova”, tha ndër të tjeraKurti.
Lexo edhe: Nis seanca për zgjedhjen e qeverisë, ja emrat e kabinetit “Kurti 2”