"Reagimi i Vuçiç pritej" Shala për Ora News: Ju tregoj interesin e presidentit të Serbisë
Në një intervistë të drejtpërdrejt për Ora News, analisti Krenar Shala ka reaguar në lidhje me provokimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Shala tha se diçka e tillë pritej, sepse sipas tij Vuçiç është i pakënaqur me ndryshimet e fundit politike në Kosovë, gjë që dobëson pritshmëritë e Serbisë në marrëdhëniet dypalëshe.
Shala: Nuk përjashtohet mundësia që Vuçiç gjendje në një pozicion jo të lakmueshëm sa i përket raporteve me Kosovën, sepse kemi të bëjmë me një ndërrim pushteti dhe do ta quaja ndryshim radikal, që jo vetëm që do t'i jepet më shumë rëndësi çështjeve zhvillimore në Kosovë. Në anën tjetër do të kemi një qeveri që do të jetë në një pozicion më të mirë karshi Serbisë dhe kjo sigurisht që dëmton interesin e Serbisë në zgjidhjen e problemit me Kosovën. Nuk duhet të jemi të befasuar nga postimet apo shfaqjet e tilla që bëjnë liderët ndaj Kosovës, që kanë karakter shovinist, jo realist.
Lexo edhe: Vuçiç provokon rëndë me flamurin serb mbi hartën e Kosovës, nis fushata e reporteve në Instagram
Kemi të bëjmë me një lidership që nuk mund ti shmanget propagandës që e ka ndjekur për 100 vite që Kosova është zemra e Serbisë. Kjo është duke shkaktuar edhe probleme në rrugën e tyre për ta zgjidhur problemin me Kosovën dhe për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE. Jam shumë i bindur që Vuçiç nuk është aspak i kënaqur me ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë. Interesi i tij ka qenë që të ketë një qeveri të prishur në Prishtinë, një qeveri që do të karakterizohej nga skandale të ndryshme, me keqqeverisje, sepse kjo do të bënte që Kosova të kishte një favor jo të favorshëm ndaj Serbisë dhe këto të mund të avanconin në sabotimin e shtetësisë së Kosovës dhe në anën tjetër për besimin e pozicionit të saj në rrafshin ndërkombëtar.
Intervista në studio për Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.