Emërimet e reja në Gjykatën e Lartë, Kim falenderon Metën
Pas reagimit të ambasadorit të BE Luigi Soreca, lidhur me dekretimin e 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë reagon edhe ajo e SHBA, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane falenderon presidentin Ilir Meta për emërimet.
"Urime për emërimin e 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, që e çojnë në 7 numrin e tyre. Gjykata e Lartë tashmë mund të gjykojë dosjet penale, civile dhe administrative. Faleminderit KLGJ, e cila duhet të vazhdojë me emërimet. Falemiderit edhe presidentit Ilir Meta për dekretimin e shpejtë. Reforma në drejtësi po ecën përpara", shkruan Kim.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot emërimin e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë
Pasi shqyrtoi vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikën dokumentare të ngritjes në detyrë për në Gjykatën e Lartë, ka pranuar propozimet e KLGJ-së, duke vendosur që:
- Zoti Sokol Binaj të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
- Zonja Albana Boksi të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;
- Zoti Sandër Simoni të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë;
- Zoti Klodian Kurushi të emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë.
Sipas presidentit Meta, nëse KLGJ do ndjekë këtë ritëm, Gjykata e Lartë do plotësohet me trupën gjyqësore në mars 2024.
Prandaj, sipas tij, bërja sa më shpejt e plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë është me rëndësi jetike për Shqipërinë.
/a.r,OraNews