"Vijnë vetëm për të kërkuar votën", lagjja "Pavarësia" në Vlorë e harruar nga bashkia

Kjo është lagjja pavarësia në Qytetin e Vlorës, ku siç mund ta ndiqni ka një distancë të afërt nga dy pikat kryesore të qytetit, por kjo gjë nuk ka mjaftuar që të jetë në fokus të investimeve.

Vetëm 500 metra nga Lungomarja dhe 2 kilometra nga Bashkia, kjo është panorama që të ofrohet.

Gropat e krijuara në rrugë, e bëjnë pothuajse të pamundur lëvizjen.

“Balta na mërziti jetën, është lagje pa zënë me dorë fare,” shprehet një qytetar.

Kanali i ujërave të zeza kalon mes për mes lagjes por nuk është pastruar prej 10 vitesh ndërsa frika nga infeksionet është e përhershme.

“Nuk është dukur njeri në lagje, nuk vendosin një dritë në lagje,” thotë qytetari

"Ka bllokuar pusetat edhe nuk e di tani se çfarë do bëjë ai, do t'i hapë apo jo," thotë banorja.

"Pisllëqe, hedhin soba që nga lart e lloj-lloj gjërash," thotë një banor tjetër.

Vetëm një kosh për mbeturinat, thonë se nuk mjafton për të gjithë lagjen, ndërsa pushtetarët nuk i njohin.

Nuk na përgjigjet njeri, vijnë vetëm kur është fushata për të kërkuar votën. Bashkia e Vlorës nuk i ka pastruar asnjëherë,” ka shtuar një banore.

"Bashkia e Vlorës si ka pastruar asnjëherë, ka 20 vjet. Unë nuk i njoh fare ata, vetëm njëherë e kam parë në televizor atë mjekroshin," thotë banorja.

Janë rreth 500 familje që jetojnë në këtë lagje, dhe përballen çdo ditë me problematikat që kanë rënë në vesh të shurdhër.