Nuk u regjistroi 69 emrat shtesë, PD ankimon në KAS vendimin e Celibashit

Partia Demokratike ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve të Sanksioneve vendimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, për të mos regjistruar 69 emrat shtesë në listën e kandidatëve për deputetë.

KQZ i ktheu koalicionit opozitar listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe.

PD rikorrigjoi listat duke i dërguar në KQZ dy ditë më parë, ndërkohë që jashtë listës mbeti një figurë e njohur në radhët e selisë blu, Gazment Koduzi.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor.