Revolucion dixhital? Vasili "ia përplas" në fytyrë Ramës denoncimin e BOOM: Të përfundoi në WC dixhitale
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka përdorur skandalin e denoncuar nga emisioni investigativ "BOOM"në Rtv Ora të ndryshimit fiktiv të vendbanimeve për ti thënë kryeministrit Rama se revolucioni dixhital për të cilin ai flet ka përfunduar në WC dixhitale.
Sikundër është është treguar me zë dhe figurë nga "BOOM", Vasili thotë se zyrat elektorale të PS-së janë kthyer si gjendje civile.
Postimi i plotë
WC Digitale e Rames!!!
Revolucioni digital i Rames perfundoi ne WC digitale.
Zyrat elektorale te rilindjes jane bere zyra te gjendjes civile.
Bashkia e Tiranes se Edi Rames rremben zyrat me leter pa vule e pa firme e pa protokoll.
Zyrat elektorale te rilindjes i rrembejne KQZ-se listat dhe numrat e telefonit privat qytetareve.
Nje muaj ju desh WC Digitale te Rames te nxirrte rezultatet e votimeve moniste te 2019.
Rrofte WC Digitale e Rames!