Biznesmeni e akuzoi se i vodhi telefonin, Boçi: Është i imi, alibi qesharake e "Llucës" për të mbuluar krimin
Biznesmeni Gjergj Luca akuzoi një ditë më parë kandidatin për deputet të PD-së në Elbasan, Luçiano Boçi, se përveçse e dhunoi fizikisht gjatë konfliktit jashtë një lokali në periferi të qytetit, i vodhi edhe telefonin.
Lexo edhe-Biznesmeni Luca “vrapon” drejt Boçit, Ora News siguron pamjet nga përplasja në Elbasan
Por zoti Boçi në një deklaratë për mediat sot thotë se telefoni është i tij dhe se kjo ishte një alibi e Lucës për të mbuluar krimin e agresionit fizik ndaj ish-deputetit.
Boçi: Për fat të keq duhet të flasim përsëri për Llucën. Ngjarja dihet, unë nuk kam ndryshuar version, pas sulmit fizik kundër meje të filluar nga Lluca unë i kam hipur makinës dhe kam shkuar drejt dhe në prokurori për të depozituar kallëzim penal kundër tij dhe sekuestrimin e kamerave.Me gjasë pasi unë jam larguar, Lluca ka kërkuar, ka parë dhe ka marrë videon. Në video shihet një telefon i imi gjatë përleshjes së detyruar fizike i cili ka rënë në tokë dhe unë e kam rimarrë atë duke ma dhënë njeriu që ishte më afër. Njeriu me të cilin po bisedoja kur u sulmova fizikisht nga Lluca u ul, e mori dhe me dha. Gjergj Lluca prej kësaj ka prodhuar alibinë qesharake të vjedhjes së telefonit për të të mbuluar krimin e tij.