Bushati: Mos u çudisni me Vuçiç sakohë media strehon zëdhënësit e projektit të copëtimit të Kosovës!
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk është aspak i surprizuar nga provokimi më i fundit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka publikuar një hartë të Kosovës e mbuluar nga flamuri serb, duke e shoqëruar me përshkrimin se Serbia nuk do të lejojë të përsëritet data 17 mars.
Bushati ka shigjetuar edhe mbështetësit në Shqipëri dhe Kosovë të projektit të shkëmbimit të territoreve.
"Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!"
Lexo edhe: Vuçiç provokon rëndë me flamurin serb mbi hartën e Kosovës, nis fushata e reporteve në Instagram
Data 17 mars përkon me ditën e dëbimit të serbëve nga territori kosovar.
Ky postim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë të shumtë kërkojnë report të këtij posti si kërkesë për Instagramin që ta fshijë. Sakaq mungon edhe një reagim nga palët shqiptare.