Rama u kërkon shqiptarëve të mbajë timonin e marrë në 2017: Ju keni timonin e makinave


Edhe pse e ka pranuar që nuk është një shofer i mirë, Edi Rama kërkon sërish timonin për të drejtuar Shqipërinë.

Në 2017 e argumentoi me largimin e LSI-së si e keqja e madhe e vendit, ndërsa sot do të vazhdojë të bëjë timonierin për ti dhënë pushtet vetës me mandatin e tretë.

"Sa shumë keni vuajtur të gjithë ju që ngisni makinën? Këtu unë nuk mund të flas në emrin tuaj se unë nuk e ngas makinën, unë një timon kam, atë që më dhatë në 2017 dhe që jua kërkoj përsëri, jo për vete, por për ju dhe sepse dua që im bir, i vogli dhe gjithë bashkëmoshatarët e tij të rriten këtu e të jenë krenar këtu për shtëpinë e tyre dhe kur ta lënë shtëpinë e tyre, ta lënë sepse kanë dëshirë të shkojnë diku tjetër, jo sepse nuk i mban dot shtëpia e tyre" tha Rama

+ Me shume: Sherret për politikën në Elbasan, kleri thirrje Ramës e Bashës: Tolerancë, po hapni konflikte


Në prezantimin e programit të qeverisë për shërbimet online, kryeministri sërish godet LSI-në duke ja faturuar asaj korrupsionin e bashkëqeverisjes.

" Në sa shumë raste ju është dashur të paguani? Ky është ai revulocioni i cuarjes së tepsis për skrap. A ju kujtohet apo jo? Ky ishte pra ,me ndihmen tuaj ne të hiqnim nga preje atë gjën, se gjë është se smund të quhet atë gjë, që sot është në fytin e lulit që quhet LSI" tha Rama.

Me anë të e-ablania qeveria tregon se 95% e shërbimeve ofrohen online për qytetarët, ndërsa premtoi se për mandatin e tretë, shërbimet biznes-shtet dhe biznes-konsumator do të jenë online.

https://youtu.be/A6SRx1Z2aiY