Edhe Gjirokastra e pret me entuziazëm Bashën: Ndryshimin e shikoj në sytë e tu
Rrugës për në Gjirokastër, mbështetësit e detyruan Lulzim Bashën të ndalonte 2 herë në rrugë.
Të parët që e surprizuan ishin mbështetësit e tij në Gjirokastër
E më pas edhe ata të Memaliajt
Me të njëjtat emocione Basha u prit edhe ne Gjirokastër, ku para mbështetësve ai tha se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për qytetarët shqiptarë, ku sipas tij do të nis çlirimi i ekonomisë.
"Ndryshimi ka filluar, e shoh në sytë e nënave nga Gjirokastra në Shkodër, nga Durrësi në Korçë. Më 25 prill do ta çlirojmë Gjirokastrën dhe Shqipërinë nga mjerimi e nga papunësia," tha ai.
Lulzim Basha, u ndal edhe në banesën e Kokalarëve, ndërsa vlerësoi lart qëndresën e simbolit Musine Kokalari. Banesa e Kokalarëve, tha Basha do të restaurohet e do të kthehet në internerarin më të rëndësishëm turistik jo vetëm për zonën por për gjithë Shqipërinë.
"Nuk do ta harroj këtë ditë dhe shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur të kthehet në monumentin e restauruar dhe të vendosur në itinerarin e një qyteti historik," tha Basha.
Politika tha Basha, ka nevojë për një frymë njerëzore ku problemet e qytetarëve të jenë problemet më të madha të kryeministrit.
"Unë ju garantoj që me të vërtetë do të qeverisim me një ekip ekspertize të niveleve evropiane, me vendosmëri dhe vullnet politik, por mbi të gjitha do të qeverisim me dashuri njerëzore, me një politikë me fytyrë njerëzore," vazhdoi kryedemokrati.
Më pas Basha u ndal në takime me qytetarë dhe biznese në pazarin e Gjirokasrës.
"Ju do të gjykoni në bazë të zotimeve dhe zbatimeve të këtyre zotimeve," tha Basha.
"Shpresojmë që çdo gjë që premtoni ta vini në zbatim," tha qytetari.