Astrazeneca, mjeku Vargu: Vendet që sjellin vaksinën në Shqipëri e kanë anuluar në vendin e tyre
Mjeku Petrit Vargu në një lidhje live për Ora News ka komentuar ecurinë e procesit të vaksinimit në vendin tonë, duke thënë se hapat janë mjaft të ngadaltë.
Vargu ka thënë ndër të tjera se vaksinat AstraZeneca në Shqipëri vijnë nga vende që në shtetin e tyre e kanë anuluar procesin, teksa shton se vaksinimi ndihmon shumë.
Vargu: Shtetarët, pushtetarët ose politikanët shqiptarë kanë indicien për t’u bërë kjo vaksinë me numra serie që unë kurrë nuk i kam dëgjuar. Më bëjnë të mendoj se pse pikërisht këto numra serie që mund të përdoren vijnë në Shqipëri nga vende që e kanë frenuar për veten e vet. Unë do të thoja që këto ministra apo reklamues të bërjes së vaksinës, le të dalin para kamerave dhe t’ju ftojnë ju mediave të ashtuquajtura kazan, e të bëjnë vaksinën familjarisht.
Biden, Fauci dhe bota dolën e u vaksinuan të parët, më pas njerëzit u liruan nga ankthi. Edhe këta të dalin të bëjnë AstraZenecan familjarisht përpara kamerave. Kjo mendoj se vlen më shumë se fjalët dhe është një reklamë që përdoret sot. Kjo është praktika më e mirë që mund t’i japim shqiptarëve.
-A është vaksinimi kusht për pandeminë dhe ku jemi me procesin e vaksinimit?
Vargu: Fillimisht do të thoja që vërej disa elementë të trishtueshëm. E para, vaksinimi është një nga tre kushtet, por jo kushti i vetëm për të arritur në normalitet. Duhet të theksojmë që vaksinimi ndihmon shumë. Tre kushtet janë maskë dhe mjekim, kjo e treta është thuajse neglizhente dhe askush, as nga Komiteti i Ekpertëve nuk përdoret në Shqipëri, në një kohë që në disa vende, jo më larg se Italia për disa raste që mendohet se do të jenë të rënda për njerëz me sëmundje shoqëruese, përdoren me përdorim spitalor.
Do sugjeroja që disa doza nga këto të vijnë në Shqipëri, të përdoren dhe për këta mjekë që janë heronj dhe vdesin edhe pa bërë vaksinën. Nëse do të kishim 100 apo 200 nga këto doza, në shifra shumë të vogla shpëtojmë shumë njerëz që janë në rrezik, që janë në vijën e parë të luftës. Këto për popullin janë ato që përdori Berluskoni dhe Trump që pas tre ditësh dolën nga spitalet në muajin nëntor. Efikasiteti i tyre është shumë i lartë.
Intervista në studio për Sebatjan Zonja, përgatiti për online Tea Islamaj.