Finalja e parakoshme, Milan dhe United synojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Europa League
Champions League i le vend Europa League që rikthehet mbrëmjen e sotme me ndeshjet e kthimit, të vlefshme për çerekfinalet e kompeticionit.
Të gjithë prozhektorët do të jenë të drejtuar nga “San Siro” aty ku do të luhet akti i dytë i finales së parakohshme Milan-Manchester United.
Me ndeshjen e parë që u mbyll në barazim 1-1, të dy skuadrat do të synojnë sot kualifikimin për më tej.
Kujtojmë se shorti për çerekfinalet do të hidhet nesër në ora 13:00, në Nyon të Zvicrës.
Pioli ka rekuperuar ish-sulmuesin e “Red Devils”, Zlatan Ibrahimoviç, gjithsesi sulmuesi shtatlartë suedez do ta nisë takimin nga stoli. Ndërsa në krahun tjetër në harkun e vetëm katër ditëve Solskjaer luan mundësitë e vetme për të fituar trofe në këtë sezon, duke patur parasysh që të dielën e ardhshme do të masin forcat në “King Power Stadium”, me Leicester City-n, në fazën çerekfinale të FA Cup.
Ndeshja starton në orën 21:00 dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Felix Brych.
Sa i përket bilancit të përgjithshëm në Kupat e Europës United ka humbur 4 nga 5 sfidat e luajtura me kuqezinjtë në Itali, gjithsesi përjashtim bën triumfi 3-2, i regjistruar pikërisht në përballjen e fundit të “Djajve të Kuq”, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në fazën e 1/16 në Champions, 11 vjet më parë.
ÇEREKFINALET
Ndeshjet e para: 8 Prill
Ndeshjet e dyta: 15 Prill
GJYSMËFINALET
Ndeshjet e para: 29 Prill
Ndeshjet e kthimit: 6 Maj
FINALJA
E mërkurë, 26 maj (Gdańsk Arena, Poloni)
Ndeshjet që luhen sot:
