Fakte tronditëse/ Mjekët e lidhnin Maradonën në krevat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2021, 18:05
Fakte të frikshme janë duke qarkulluar së fundmi mbi vdekjen e legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona.
Sipas mediave ndërkombëtare, Maradona mbahej i shtruar në spital pas një operacioni në kokë dhe mjekët kishin vendosur që ai të qëndronte me duar të lidhura.
Arsyeja?
60-vjeçari dyshohej se kishte krijuar varësi nga droga dhe kishte arritur deri aty sa nuk i kontrollonte më veprimet e tij.
Mjekët, për të shmangur një dëmtim të tij ndaj vetes në mënyrë të pakontrolluar, vendosën t’ia lidhnin duart.
Ky lajm ka shkaktuar shumë pakënaqësi në Argjentinë teksa dyshohet se legjenda dhe të jetë vrarë.
Ish kampioni Botës me Argjentinën u nda nga jeta më 25 nëntor 2020.