Superliga, Sulçe: Laçi shumë pranë historisë, asnjëherë i pari në këtë fazë
I ftuar si gjithmonë në “Ora Sport”, gazetari i njohur sportiv Altin Sulçe bëri një përmbledhje të shkurtër të javës së sapombyllur në Kategorinë Superiore.
Teksa e quajti shumë të lehtë fitoren e Partizanit në derbin ndaj Tiranës, Sulçe u ndal te Laçi, ekipi kryesues në kampionat.
Albana Bejko: Çfarë titulli do ti vinit kësaj jave?
Altin Sulçe: Nuk ka një titull. Ka katër tituj për mua. Ose nëntituj, siç i quani ju në media. Padroni derbit, megaderbit të futbollit shqiptar, rikthehet Partizani. Dhe fiton me lehtësi, çuditërisht sepse aspekti psikologjik ndikon.
E dyta është, rënia e Vllaznisë dhe ngritja e Laçit. Laçi kurrë në historinë e tij, 11 javë para fundit të kampionatit, nuk ka qenë në vend të parë. Është shumë afër shkruajtjes së historisë.
Tre, gaboi Vllaznia, por gaboi edhe presidenca. Gaboi edhe Brdariç. Efektet do ti shikojmë në vazhdim.