Futbollisti që la Gjermaninë, Hetemi: Dashuria për atdheun më shtyu t’i bashkohem Kosovës

Rilind Hetemi ka lindur dhe është rritur në Gjermani, por ka vendosur që ta bëjë krenare Kosovën dhe gjithë bashkëvendasit e tij.

Hetemi do t’i bashkohet Shpresave të Kosovës për ndeshjet miqësore ndaj Katarit me 26 dhe 29 mars në Doha.

19-vjeçari ka shkëlqyer me grupmoshat e Borussia Dortmund duke fituar edhe titullin kampion për U19.

Ai ka qenë pjesë e Kombëtareve U15 dhe U16 të Gjermanisë, ndërsa nga sot e tutje do të jetë pjesë e Kosovës.