Sot mësohen 8 çerekfinalistët e Champions League

Mësohen sot në mbrëmje dy skuadrat e fundit që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të Uefa Champions League.

Me mjaft interes shihet dueli i “Stamford Bridge” mes vendasve të Chelsea dhe Atletico Madrid.

Londinezët janë më të avantazhuar pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë.

Gjithsesi dy teknikët e kanë përgatitur mirë sfidën dhe presin shumë nga ky 90 minutësh.

Po në orën 21:00 luhet edhe dueli tjetër, mes Bayern Munchen dhe Lazios.  

Gjermanët triumfuan 4-1 në duelin e zhvilluar në “Olimpico” dhe besohet të mos vihet në dyshim kualifikimi i kampionëve në fuqi të turneut në raundin tjetër.

Ndërkohë, mesditën e nesërme do të hidhet edhe shorti për çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Lexo edhe: VIDEO/ Asnjë shans për Gjimshitin, Real Madrid prek çerekfinalet e Champions. Nuk gabon as Manchester City