Ndeshja me Anglinë, Gjasula për "Ora Sport": Nuk kemi asgjë për të humbur

Futbollisti i Kombëtares, Jurgen Gjasula ishte i ftuari special i puntatës së sotme të “Ora Sport” në RTV Ora.

Sigurisht që vëmendja ishte te ndeshjet e muajit mars e pikërisht te përballja ndaj Anglisë.

Sipas futbollistit të Hamburgut, Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur dhe me një ditë shumë të mirë mund të arrijë të marrë edhe pikë.

Jurgen Gjasula: Ne e dimë që në futboll asgjë është e pamundur. Për mua është një gjë shumë e bukur të luash kundër Anglisë. Kanë lojtarë me emra të mëdhenj dhe nuk e ke gjithmonë mundësinë të luash kundër këtyre lloj kundërshtarëve dhe duhet të japim maksimumin. Për mua, në atë ndeshje nuk kemi asgjë për të humbur. Do japim maksimumin dhe do shohim çfarë do na dalë. E rëndësishme është të kemi besim te vetja jonë dhe me besimin se me një ditë shumë të mirë mund të kapim ndonjë pikë.

Shqipëri-Angli është programuar për tu luajtur më 28 Mars 2021, ora 18:00 në "Air Albania".