Thomas Brdariç do te vijojë të jetë trajner i Vllaznisë

Thomas Brdariç do të vazhdojë të jetë trajneri i Vllaznisë.

Humbja e fundit e Vllaznisë me Bylisin në Shkodër solli shkarkimin e tij të menjëhershëm nga drejtuesit e klubit shkodran.

Por, sponsori Xhaferri në një intervistë për Ora News ka bërë të ditur se Brdariç do të jetë trajneri i Vllaznisë.

Lexo edhe: Humbja me Bylisin në Shkodër, shkarkohet trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç

"Ne kemi pasur disa diskutime të gjata dhe duhet të theksoj këtu se ne si staf drejtues nuk jemi të gatshëm absolutisht me performancën e ekipit, duke përfshirë lojtarët gjithashtu dhe stafi teknik që është aty. Analiza është bërë gjerë e gjatë dhe normalisht e kemi diskutuar edhe me lojtarët, por edhe me stafin teknik se si mund të përmirësohen  këto situata normalisht që të kthehet skuadra në ato nivele që ishte më përpara.

Duhet theksuar që trajneri gëzon një respekt të veçantë edhe tek pjesa e lojtarëve, gjithashtu edhe ambienti, tifozëria ka një respekt të veçantë për punën e tij dhe sigurisht për ne është diçka e mrekullueshme sepse në fund të fundit gjithçka që bëhet, bëhet për Vllazninë, për të mirën e saj.

Përgjegjësia në rradhë të parë për këto rezultate është e lojtarëve, pro sigurisht edhe e trajnerit dhe për këtë gjë ata duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Është momenti që ekipin ta shohim përpara dhe t'i marrin gjërat me qetësi. Trajneri ka mbështetjen tonë të plotë për të vazhduar këtë projekt gjithmonë me objektivin për të arritur kupat e Evropës dhe në këtë kontekst unë mendoj që është momenti që secili duhet të reflektojë dhe duhet të rikthehemi urgjentisht në rezultatet pozitive.

Objektivi i Vllaznisë është objektivi për kupat e Evropës dhe brenda këtij qëllimi trajneri ka shprehur edhe njëherë qëllimin e tij që është i gatshëm ta përballojë këtë sfidë."