VIDEO/ Asnjë shans për Gjimshitin, Real Madrid prek çerekfinalet e Champions. Nuk gabon as Manchester City

Pas PSG, Liverpool, Porto dhe Borussia Dortmund, skuadrave që vazhdojnë në çerekfinalet e Champions League janë edhe Real Madrid dhe Manchester City.

Madrilenët mposhtën 3-1 Atalantan, pas fitores 0-1 të një jave më parë, ndërsa “Citiziens” mposhtën pastër 2-0 gjermanët e Borussia Monchengladbah.

Edhe pse luajti si titullar, mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti nuk mund të ndalte vrullin e spanjollëve.

REAL MADRID-ATALANTA 3-1

Benzema 34′, Ramos 59′, Asensio 85’/ Muriel 83′

MANCHESTER CITY – B.MONCHENGLADBAH 2-0

Kevin de Bruyne 12’, Gundogan 18’

Kujtojmë se nesër luhen edhe dy përballjet e fundit të kësaj faze, Cheslea-Atletico Madrid dhe Bayern Munchen-Lazio.

Golat e ndeshjeve: