Kukësi mbetet jashtë Europe, eliminohet në Kupë nga Teuta. Vllaznia kalon Korabin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2021, 18:57
Mbyllen të katërta ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, kompeticion që do të vijojë pa dy prej pretendenteve kryesore, Partizani dhe Kukësi.
Ekipi I Shpëtim Duros humbi trenin e fundit për Kupat e Europës pasi është eliminuar nga Teuta. ‘Djemtë e Detit’ fituan 1-0 kundër verilindorëve në ‘Niko Dovana’ falë golit të Emiliano Vilës në minutën e 10.
Biletën e fundit për fazën çerekfinale e ka prerë edhe Vllaznia e cila është rikthyer te fitoret duke mposhtur minimalisht 1-0 Korabin. Në Loro Boriçi vendosi goli i Arlind Krujës.
Në dy ndeshjet e tjera, që u luajtën në mesditë, Laçi eliminoi Partizanin, ndërsa Skënderbeu Dinamon.
Ndeshjet gjysmëfinale do të përcaktohen nga shorti që do të hedhë FSHF.