FOTO-VIDEO/ Lajm i keq për Kombëtaren, Broja le fushën e lojës mes dhimbjesh
Frikë për sulmuesin e Kombëtares Armando Broja, i cili është detyruar të lerë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në shpinë.
Skuadra e Brojës luajti ditën e sotme në transfertën e Utrecht, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të kampionatit holandez, teksa Viteshe arriti të fitonte me rezultatin 1-3.
Në minutën e 68’, sulmuesi shqiptar në përpjekje për të kontrolluar një top, u godit nga mbrapa nga mbrojtësi i Utrehtit, duke rënë në tokë dhe pas disa minutash u detyrua të dalë nga fusha pa mundur të vazhdojë dot. Kujtojmë se dhe javën e kaluar, Broja doli nga loja, në ndeshjen që ekipi i tij po zhvillonte ndaj AZ Alkmarit.
Ky, nuk është një lajm aspak i mirë për Kombëtaren, teksa Broja është ftuar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore në fundin e marsit, nisur dhe nga forma e tij e shkëlqyeshme në javët e fundit në kampionatin holandez.
Armando Broja sorti sur blessure à la 72' lors du match #UtrVit. Espérons que cela ne soit pas une blessure grave à quelques jours de la liste de Reja. pic.twitter.com/FRctBfcIau
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 14, 2021