VIDEO/ Vendosin penalltitë, Laçi mposht Partizanin dhe prek gjysmëfinalet e Kupës. Buzëqesh edhe Skënderbeu
Jo vetëm në kampionat, ku kryeson me meritë por Laçi avancon edhe në Kupën e Shqipërisë duke eleminuar një kundërshtar direkt si Partizani.
Kurbinasive iu deshën gjuajtjet e 11-metërshave për të siguruar biletën për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm futbollistik në vend, raporton Ora News.
PENALLTITË:
10- Shënon Mazrekaj, Laçi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë!
9- Shënon Murataj!
8- Shënon Ignjatoviç!
7- Gjuan Tedi Cara, pret Alen Sherri!
6- Shënon Deliu!
5- Gjuan Jurgen Bardhi, pret Alen Sherri!
4- Gjuan Musta, pret Alban Hoxha!
3- Shënon Mala!
2- Shënon Shehu!
1- Shënon Çinari!
Në çerekfinale është kualifikuar edhe Skënderbeu që mposhti 1-3 Dinamon.
DINAMO 1-3 SKËNDERBEU
Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′