“Verë argëtuese” në Britani, me 15 maj hapet Wembley për finalen e Kupës
Mbretëria e Bashkuar është vendosur për një "verë plot argëtime" për anglezët. Ajo është e vendosur për të hapur stadiumet e futbollit dhe klubet e teatrot. Në Wembley do të jenë 20,000 spektatorë për të parë finalen e Kupës, më 15 maj.
Anglezët po bëhen gati që të hapin edhe stadiumet për tifozeritë e klubeve të futbollit.
Mediet angleze kanë njoftuar se më 15 maj, në finalen e Kupës, në stadiumin e Wembleyt, do të ketë një provë për të parë se si mund të bëhet hapja e ambjenteve të mëdha.
Një program i posaçëm i qeverisë britanike i krijuar për të shqyrtuar me kujdes të dhënat shkencore nga testet pilot, do të identifikojë se si stadiumet sportive, teatrot e humorit, klubet, vendet e dasmave dhe vende të tjera mund të happen në mënyrë të sigurtë.
Që nga Finalja e kupës për Bilardo, te kupa e futbollit, dhe ngjarje të tjera në vijim, do të studiohen nga afër nga ekspertët e qeversië britanike.
Sekretari i Kulturës Oliver Dowden tha: “Këto ngjarje do të jenë thelbësore në gjetjen e mënyrave për t'i kthyer tifozët dhe audiencat në mënyrë të sigurt dhe pa distancime shoqërore. Ne do të drejtohemi nga ekspertët e shkencës dhe mjekësisë për të bërë atë që duhet, tha përfaqësuesi i qeversië.
Një nga aspektet që vuri në dukje Dowden është ai ekonomik, sepse pandemia ka prekur shumë sektorë.
"Ne duam t'i rikthejmë njerëzit të shijojnë atë që duan dhe të sigurojmë që disa nga industritë tona më të rëndësishme të rikthehen në funksionim të plotë. Këto janë hapa të rëndësishëm drejt një stine të sigurtë vere për britanikët.