Humbja me Bylisin në Shkodër, shkarkohet trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2021, 20:36
Humbja e fundit e Vllaznisë me Bylisin në Shkodër ka rezultuar fatale per trajnerin, Thomas Brdariç, i cili u shkarkua menjëherë nga drejtuesit e klubit shkodran.
Mbledhja u mbajt me praninë e kryetares së Bashkisë në cilësinë e presidentes dhe sponsorit Xhaferri.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka patur debate të forta mes palëve.
Vllaznia u mund në fushën e saj Bylis me rezultatin 1:2. Kjo humbje duket se ka lëkundur besimin e drejtuesve te trajneri gjermano-kroat Brdariç.
Skuadra ka të paktën 9 javë që ka ndryshuar lojën e saj por edhe rezultatet duke bërë që nga 9 pikë diferencë në vendin e parë te shkojë në një pikë dhe tashmë me kete humbje ndaj Bylisit mund të lëshohet edhe vendi i parë.