Dyshohet se ndihmuan në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, në hetim tre ish-oficerët e policisë së Elbasanit

Tre ish-oficerë të lartë të Policisë së Elbasanit po hetohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dy veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Korrupsionit".

Ata dyshohen të kenë dekonspiruar disa operacione dhe të kenë ndihmuar porositësit e dy vrasjeve të ndodhura në vitin 2020, po në këtë qark.

Mësohet se behet fjalë për ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt.

Lexo edhe: Dy miqtë, Emiljano dhe Regisi u vranë nga e njëjta dorë, autorët vrasës me pagesë

Tre ish-oficerët e policisë që gjatë vitit të kaluar kanë qenë me detyrë në Policinë e Elbasanit dyshohet të kenë përfituar një sasi lekësh nga urdhëruesit e këtyre dy ngjarjeve.

Tashmë, çështja ndaj tyre është referuar në Prokurorinë e Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Aktualisht ata nuk janë më pjesë e Policisë së Elbasanit, por janë transferuar në qytete të tjera.

Lexo edhe: Larje hesapesh,ekzekutohet 39-vjeçari në Elbasan, autorët djegin makinën

23-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan, mik i Emiljano Ramazanit që u ekzekutua 10 ditë parë