Gropa misterioze pranë Syrit të Kaltër, flasin banorët e frikësuar

Në mes të një toke bujqësore,qe ndodhet  buze  rrugës nacionale Sarandë-Gjirokastër,  ditët e fundit është hapur kjo gropë misterioze.

Me një diametër 10 metra, dhe 6 metra e thellë, gropa u pikas fillimisht nga banorët që kanë shtëpitë afër, të cilët më pas kanë lajmëruar autoritetet lokale.

Vetë ata shprehen se shkak i gërryerjes mund të jenë tunelet nëntokësore të një miniere kripe që ka funksionuar kohë më parë aty.

"Kjo është e para herë që ndodh. Problemi është që nëse atje bie diçka, nuk e merr dot më. Ajo është më e thellë poshtë."

Banorët ndihën të rrezikuar nëse nuk ndërhyhet pasi gërryerja e tokës mund të zgjerohet.

"Ajo gropë nuk ishte atje më përpara. Kjo ka qenë minierë kripe dhe shfrytëzohej në komunizëm. Ajo poshtë është dhoma-dhoma dhe nëse futet përroi, ajo mund të bie komplet."

Sipas Bashkisë së Finiqit, gjeologët ende nuk kanë dalë në një përfundim se çfarë e shkaktoi hapjen e gropës buzë lumit Bistricë.