"Pa individualitet", Demalia për kandidatët e 25 Prillit: Fusin shiritat e kryetarit në bark dhe i vjellin nëpër studiot televizive
Analisti Ilir Demalia, përmes një postimi në Facebook, nuk kursen ngacmimet ndaj politikanëve në vend, të cilët sipas tij, kur ftohen në studiot televizive "fusin shiritat e kryetarit në bark dhe i vjellin nëpër studiot televizive pa asnjë lloj personaliteti dhe variateje".
"Njerëz pa intigritet, pa individualitet, pa moral politik. Si kuadratet e parakalimeve të 1 Majit në kohë të komunizmit parakalojnë banak më banak TV- ësh me “sukseset” e tullumbaceve para kryetarit që i shikon nga ekrani në zyrën e Para-tisë pas lejes që kanë marre nga zyra shtypit kryetarit për të qenë në X apo Y banak", shkruan Demalia.
Postimi i plotë i Demalisë:
Fushata e shirata-kryetar-vjellësve
Të ftuarit e partive politike në studio TV-ve nga të gjitha krahet e një krahu të së njëtës kulture politike, fusin shiritat e kryetarit në bark dhe i vjellin nëpër studiot televizive pa asnjë lloj personaliteti dhe variateje. Shiriti kryetarit përkatës rrotulllohet studio me studio me manekinë që quhen kandidate për deputet ose siç po i thonë vetes se fundi, senator.
Njerëz pa intigritet, pa individualitet, pa moral politik. Si kuadratet e parakalimeve të 1 Majit në kohë të komunizmit parakalojnë banak më banak TV- ësh me “sukseset” e tullumbaceve para kryetarit që i shikon nga ekrani në zyrën e Para-tisë pas lejes që kanë marre nga zyra shtypit kryetarit për të qenë në X apo Y banak.
Askush nga këta shirita-kryetar-vjellës, kandidatesh, nuk ka normat me elementare të komunikimit publik që të këtë durimin të degjojë tjetrin, qoftë dhe gabim. Arroganca dhe injoranca e babëzia e pushtetit të tyre nuk ka nevojë të shikohet nesër në pushtet, sepse shikohet sot dhe do të shikohet dhe nesër kushdoqoftë.