Vrasja e Behar Sofisë/ Si u lirua Leonard Xhixha, Apeli i pushoi akuzën e vrasjes me paramendim
Leonard Xhixha një nga katër të akuzuarit për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia është akuzuar në vitin 2017 për një tjetër tentativë për vrasje.
Por në atë kohë trupa gjykuese ka vendosur ta lirojë duke rrëzuar akuzën.
Gjykata e Apelit Tiranë, në 7 korrik 2017, me treshen gjykuese Genti Shala, Elbana Lluri, Elona Toro, ka vendosur rrëzimin e dënimit me 15 vite burgim duke pushuar akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë.
Trupa i ka pushuar akuzën duke i dhënë më pas lirimin dhe bashkëpuntorit të Xhixhas, Bujar Leza, të cilët të dy së bashku sipas prokurorisë Dibër, kishin marë përsipër të ezkekutonin me armë zjarri, shtetasin Fodion Alimani.
Vilson Cami, gjatë gjykimit u shpall fajtor, duke u dënuar me 15 vjet burgim, ndërsa urdhëruesi i kësaj vrasjeje të mbetur në tentativë u dënua me 10 vite burgim.
Por çudia ka vijuar në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi Mirdash Osmani, njeriun që u akuzua se nga Austria kishte urdhëruar dhe financuar vrasjen e Alimanit, gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve material për të kryer vrasje”.
Lexo dhe: Pak çaste para vrasjes/ Pamjet ekskluzive kur autori ndjek pas viktimën Behar Sofia
Kurse për bashkëpunëtorin tjetër Vilson Cami, gjykata ka ndryshuar akuzën nga “Vrasje me paramendim” në “Moskallëzim krimi”, duke e dënuar me 2 vite burgim.
Ne vendimin e gjykatës së Apelit jepet dhe dinamika e ngjarjes në fshatin Gjoricë të Bulqizës, thuajse e njëjtë me vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë.
Në akuzë thuhet se Mirdash Osmani, nga Austria ku qëndronte ka telefonuar Vilson Çamin dhe dy personat e tjerë që të vrisnin Alimanin, dhe për këtë punë do shpërbleheshin financiarisht.
Vilson Cami, shok me objektivin Fotjon Alimani, i është lënë detyra që të nxirte nga shtëpia në pritë Alimanin. Ndërsa dy njerëzit e tjerë nga Fushë-Kruja, Bujar Leza dhe Leonard Xhixha, ishin personat që do qëllonin sapo Alimani të dilte nga banesa e tij në fshatin Gjoricë të Bulqizës.
Policia, është vënë në dijeni të këtij skenari në rrugë operative dhe nga vetë objektivi i këtij atentati Fotjon Alimani, dhe më pas është realizuar arrestimin e tyre në kushtet e flagrancës.
Por pas gjykimit në Apelin e Tiranës Leonard Xhixha dhe Bujar Leza, janë lirua nga burgu pasi gjykata i pushoi akuzat dhe dënimet respektive me 15 dhe 10 vite burgim që kishin marë nga gjykata e Dibrës në 17 janar 2016.