BOOM sjell skandalin: Bashkia Tiranë në shërbim të partisë, ndryshimi i vendbanimit në zyrat e PS-së

Kur jemi rreth një muaj larg zgjedhjeve, Emisioni investigativ Boom sjell sonte në RTV Ora se si procesi i regjistrimit për zgjedhje po shndërrohet në një proces partiak.

Duket se Bashkia e Tiranës është vënë nën shërbimin e PS-së lidhur me regjistrimin e këtyre personave.

Lexo edhe: Skandal me tenderin e bukës së çerdheve: Bashkia skualifikoi ofertën më të ulët, i hapi rrugën vëllait të deputetit PS, Qefalia

Boom sjell me zë dhe me figurë fakte se si kundrejt shfuqizimit të gjobës 100 mijë lekë për mbështetësit e PS, ofrohet ndryshimi i vendbanimit nga zyrat e PS-së dhe jo ato të gjendjes civile.

Boom ka sjellë edhe më herët raste të tilla për ndryshimin e vendbanimit kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj.

Ndiqni emisionin Boom në RTV Ora!

https://youtu.be/Bp4U6gUtdn0