Shijak, Opeli përplaset me Benzin, 4 të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Shijak, Durrës.

Një mjet tip "Opel" është përplasur me një mjet tip "Benz ku drejtuesi i këtij të fundit është plagosur së bashku me 3 pasagjerë të tjerë.

"Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Opel", është përplasur me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R.,  22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Foto ilustruese)