Krimi brenda familjes trondit Fierin: Vret gruan 6 javëshe shtatzënë, gjendet i pajetë në fushën e mbetjeve

Tragjike në pasojë dhe makabre në dinamikë, ngjarja e ndodhur në lagjen "Sheq i Madh" në Fier, ku Demokrat Medinaj vrau duke e goditur 31 herë me thikë bashkëshorten e tij, Irvana Medinaj-Hykaj në shtëpi. Pak orë pas krimit horror i dha fund jetës.

Gruaja 28-vjeçare ishte 6 javëshe shtatzënë dhe sipas rezultatit te hetimeve ajo eshte masakruar nga i shoqi me thike deri sa ka dhënë frymën e fundit.

Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 6 dhe 4 vjeç, të cilët tani mbetën jetimë.

Autori i krimit në familje, 29-vjeçari, Demokrat Medinaj, pas ngjarjes u largua menjëherë nga banesa.

Ai u gjet i pajetë vetëm paraditen e së enjtes në fushën e mbetjeve në Fier, sipas hetuesve ai dyshohet të ketë vrarë veten pas asaj që kreu.

Për familjarët e viktimës, çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa të afërmit e autorit nuk kanë pranuar të komunikojnë me median.

"Kanë qenë famnilje e mirë dhe e rregullt. Se çfarë ndodhi tani ata e dinë vetë."

Krimet në familje në Shqipëri janë rastetë përsëritura.Ngjarja e Fierit ështe e para e tre muajve të parë të këtij viti.

Dinamika e ngjarjes, raportimi orë pas ore

Ora 11:14 Një trup i pajetë është gjetur në fushën e mbetjeve në Fier. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për Demokrat Medinaj, I cili dje vrau bashkëshorten e tij 6 muajshe shtatzënë.

Policia informon se trupi i tij u gjet “rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”.
Eshtë gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune, informoi policia.

https://youtu.be/hwRNZSGViYs

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Ora 10:00 Krimi në familjen Medinaj bëhet edhe më i rëndë pasi mësohet se 28 vjeçarja kishte qenë në pritje të një fëmije. Ora News mëson se e reja kishte qenë 6 javëshe shtatzënë. Mësohet se autori ka qëlluar disa herë me thikë, mbi 30 herë.

https://youtu.be/QdvnZmsiu48

Sipas të afërmeve të rinjtë nuk kishin pasur më parë konflikte familjare.

"Nuk kishin asnjë shqetësim, ata kanë qenë familje e mirë, nuk flasim dot për atë punë. Se çfarë ndodhi tani, çfarë s'ndodhi ata e dinë vetë,. E di djali, as prindërit e tij nuk e dinë, se ata kishin ca bagëti, pulari punonin të dy çunat që kishte ai," thotë një i afërm.

09:34 - Ora News siguron foton e 29-vjeçarit Demokrat Medinaj, në kërkim nga Policia pasi mbrëmjen e djeshme vrau në banesën e tij bashkëshorten 28-vjeçare Irvana Medinaj (Hyka).

Demokrat Medinaj

08:08 - Krimi në prani të familjarëve të tjerë

28-vjeçarja Irvana Medinaj (Hyka), u vra mbrëmjen e djeshme me thikë nga bashkëshorti i saj, Demokrat Medinaj, 29 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Sheq i Madh i qytetit të Fierit, ndërsa krimi u krye në prani edhe të personave të tjerë bëjnë të ditur burimet.

Shkak për ngjarjen tragjike mendohet të ketë qenë një konflikt i çastit.

Pas krimit, 29-vjeçari u largua nga banesa dhe ende nuk është kapur nga policia, që vijon kërkimet.

Ceremonia mortore e nënës së dy fëmijëve të mitur do të kryhet ditën e nesërme në fshatin Ferras.

Irvana Medinaj


17 Mars - Burri vret gruan në banesë
Ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 28 vjeçe, ndërsa ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen Sheq i Madh.

Ora News mëson se bëhet fjalë për çiftin Demokrat dhe Irvana Medinaj.

Pas krimit, autori i krimit, 29-vjeçar, është larguar nga banesa.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Inelda Vallja, çifti ka dy fëmijë të mitur.

https://youtu.be/xxuS1tvM_Z8

NGJARJA

Mendohet që ngjarja ka ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi.

Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pajetë.

Kanë qenë pjestarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar Policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit (thika) me të cilin 29 vjeçari kishte goditur gruan.

Njoftimi i Policisë Fier:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:20, në lagjen "Sheq i Madh", në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/YC_qlcJ3I20