Antentati ndaj prokurorit Ndoj, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen e nipit të deputetit të PS-së dhe Ariol Halimit
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen e Redian Rajës dhe Ariol Halimit, lidhur me antentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndodhi në 1 nëntor të vitit 2019.
Makina e prokurorit u qëllua në mbikalimin e Shkozetit nga persona që ndodheshin në një tjetër mjet.
Si pasojë mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, personi që e shoqëronte Aleksandër Laho dhe shoferi Andi Maloku, i cili humbi jetën më pas në spital.
Me hetimin e çështjes u mor Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe me pas SPAK pasi ngjarja u konsideruar si goditje për shkak të detyrës ndaj prokurorit Ndoj.
Ndërkohë familjaret e shoferit të ndjerë Andi Maloku përmes Ora Neës kanë ngritur si shqetësim se prokurori nuk po punon në lidhje me zbardhjen e ngjarjes madje ai me anë të një letre drejtuar institucioneve pretendon se po fshihen provat nga personat e interesuar të cilët paguar 1 milion euro.
Lexo edhe: Të gjithë lajmet për prokurorin Ndoj