Kthehet për rigjykim dosja penale e Fran Frrokaj, ish kreut të PD në qytetin e Lezhës

Gjykata e Apelit Shkodër, ka vendosur të kthejë për rigjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili u dënua me 4 vite burgim në shkallën e parë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Vendimi për kthimin e çcështjes për rigjykim, është marë ditën e sotme dhe pritet që në ditët në vijim, trupa gjykuese të japi argumentat ligjore të zbardhura, për kthimin në shkallë të parë të kësaj dosje.

Në dukje gjykata e e Apelit ka argumentuar në në sallën e gjyqit se gjykimi në shkallën e parë nuk është zhvilluar si një process I rregullt ligjor. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Vendimet e Gjykates së Lezhës

-Juxhina Mema, specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë është dënuar me tre vite burg, ndërsa do t’i ndalohet të ushtrojë funksione publike për tre vite.

-Adenis Haxhia, jurist pranë Bashkisë së Lezhës është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim si dhe do t’i ndalohet të ushtrojë funksione publike për tre vite.

-Eduart Leka, punonjës në zyrën e Arkivit dhe Protokollit në Komunën Shëngjin është dënuar me 2 vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.

-Artan Djala, presidenti i Klubit të Shënkollit është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.

-Ermando Jakaj me profesion jurist është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.

-Bledar Cara me profesion jurist është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.

-Frrok Frroku përfitues i tokës në mënyrë të paligjshme është dënuar me dy vite burgim

-Lekë Frroku
përfitues i tokës në mënyrë të paligjshme është dënuar me dy vite burgim

-Pjetër Gjoni përfitues i tokës në mënyrë të paligjshme është dënuar me dy vite burgim

-Vasil Gjoni është dënuar me dy vite burgim

-Zef Gjini është dënuar me dy vite burgim

-Nikoll Tinaj i akuzuar për falsifikim dokumentash, është dënuar me dy vite burgim

-Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë është shpallur i pafajshëm
-Luigj Palokaj topograf është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.

-Gjok Ndoka, ish-kreu i këshillit Bashkiak të Lezhës, është dënuar me katër vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për katër vite