VIDEO/ Barazim në derbin e "Djajve", Milan tani beson te kualifikimi

Është mbyllur në barazim 1-1 përballja e parë mes Manchester United dhe Milan, e vlefshme për 1/16-at e Europa League.

Shumë mungesa nga të dy kampet, patën ndikimin e vet në fushë, teksa ndeshja ishte e luftuar, por nuk u ngjit asnjëherë në nivelin e pritshmërive dhe në fund çështja e kualifikimit u la e hapur për në sfidën e javës së ardhshme në “San Siro”.

Pjesa e parë u zhvillua nën një dominim të lehtë të vendasve, që kontrolluan topin në 60% të kohës, megjithatë rastet më të mira i krijoi Milani, që dërgoi edhe topin në rrjetë, por goli u anulua nga VAR për një marrje me dorë nga ana e Franck Kessie.

Pas pushimit, Solskjaer la në dhomat e zhveshjes Anthony Martial dhe hodhi në fushë 18-vjeçarin Diallo, që i shpëtoi mbulimit të Tomorit dhe mposhti Donnarummën me një parabolë të saktë me kokë.

Milani provoi të rikthejë baraspeshën dhe krijoi disa aksione të rrezikshme, por pa arritur të kërcënojë kuadratin e portës së “djajve të kuq”. Megjithatë kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fitores së Manchesterit, ishte mbrojtësi danez Simon Kjaer që shënoi golin e barazimit.

Me rezultatin 1-1, kuqezinjtë janë më të avantazhuar për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale të Europa League, megjithatë gjithçka është e hapur dhe do të vendoset të enjten e ardhshme në “San Siro”.

Rezultatet e ndeshjeve të orës 19:00: