Ronaldo larg Juventusin, ku mund të përfundojë ylli portugez?
Çfarë do të ndodhë tani me "martesën" mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusin?
Me "Zonjën e Vjetër" jashtë Champions League, në Itali po flitet shumë për një divorc mes palëve. Gjatë ndeshjes me Porton nuk ishte CR7 i vërtetë ndaj dhe janë shtuar zëarat për një largim të mundshëm nga Torino.
Lexo edhe: Fundi i një epoke? Champions pa Messin e Ronaldon pas 16 vjetësh
Ronaldo kushton shumë për një Juve pa Champions
Me pandeminë që vijon të mbajë mbërthyer Italinë dhe mbarë botën, përfshirë edhe futbollin, humbjet e Juventusit kanë arritur në 113.7 milionë euro. Ndërsa Ronaldo kushton rreth 86 milionë në vit në bilancin me pagëns prej 31 milionë eurosh neto.
A mund të jetë e përballueshme edhe për vitin tjetër?
E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus në dyshim
Gjithçka do të vendoset në fund të sezonit, por një largim i mundshëm i portugezit nuk është më një "mision i pamundur".
PSG, Manchester United, Shtetet e Bashkuara, Dubai ose Katar janë në garë për 5 herë fituesin e "Topit të Artë".