Vlonjati i ankohet Bashës: Jam kushëri i Ramës, hajduti na mori pronat dhe na hoqi nga puna

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë ku është pritur nga qindra qytetarë.

Midis tyre është dhe një qytetar që i ankohet Bashës se i kanë marrë pronat dhe e kanë hequr nga puna padrejtësisht.

"Ne do fitojmë! Edi Rama është kusari i Shqipërisë, hajduti na mori pronat, më hoqi nga puna mua dhe familjen time, ja dha oligarkëve të tij. O Lulzim nuk të gënjen vëllai.

Unë jam nga Palasa, të parit në Shqipëri ma prishi mua, mi solli forcat sikur isha më krimineli i Shqipërisë. I ndërtova me gjak, prona ime ishte me hipotekë ma prishi dhe ja dha oligarkëve të tij ai kusari.

Asnjë nga fisi nuk e voton më Edi Ramën, nga i gjithë fisi i mamasë sime asnjëri.

Nëna ime dhe nëna e tij janë kushërira, gjyshërit janë kushërinj të parë dhe mua erdhi ma prishi të parit në Shqipëri.

Unë as kam vjedhur, as jam marrë me drogë."