KQZ regjistron Boiken Abazin, PD kërkon verifikim për Tushën, edhe Shkëmbi në prokurori
KQZ regjistron si kandidat për deputet në zonën zgjedhore të Tiranës të lëvizjes Vetëvendosje Boiken Abazin.
Komisioneri Shtetëror ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Burgjeve dhe ka rezultuar se nuk ka shënime në system. Ndërsa nga Prokuroria sektori i dekriminalizimit nuk janë kthyer ende përgjigje.
"Përsa i përket ndalimeve të parashikuara në nenin 2, pika 2, të ligjit nr.138/2015, për vepra penale të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , nuk ka kompetencën për të kryer verifikime" thuhet në vendimin e KQZ-së.
Tre emra në prokurori
KQZ i ka kërkuar Prokurorisë verifikim për tre emra kandidatësh për deputetë: Boiken Abazin, Pal Shkëmbin e Rezart Tushën.
Dy emrat e parë janë dërguar për verifikim nga KQZ, ndërsa, PD ka kërkuar informacion në Prokurori për Rezart Tushën i 8-ti në listën e Durrësit të kësaj force politike.